Futbolli kosovar në pushim gjatë Botërorit “Katar 2022”

-

Futbolli kosovar do të pushojë gjatë Kampionatit Botëror në Katar 2022. Këtë e ka bërë të ditur  Federata e Futbollit të Kosovës, pasi e publikoi orarin e ndeshjeve dhe datat e fazës së parë të BKT Superligës së futbollit.

“Për shkak se sivjet prej 21 nëntor deri më 18 dhjetor do të mbahet Kupa e Botës “Katar 2022”, Komisioni i Garave ka planifikuar që garat e stinorit vjeshtor të mbyllen para fillimit të këtij eventi, prandaj disa xhiro do të zhvillohen në mesjavë”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Gjithashtu, FFK-ja tregon se për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, Superliga do të pushojë nga data 19 shtator deri më 1 tetor. Siç dihet, sezoni i ri i ligës elitare të Kosovës do të nisë më 13 gusht./Reporteri/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...