Partnerja e re e Karim Benzemas, Jordan Ozuna bën publike lidhjen me futbollistin – publikon imazhet e para përkrah tij

-


Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mbylli një sezon ëndrrash me Spanjë dhe Ligën e Kampionëve, duke u vendosur si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Tani, jeta duket se jeta po buzëqesh sulmuesit edhe në nivel personal.

Pak javë më parë, lojtari francez është “kapur” teksa kalonte pushimet me modelen Jordan Ozuna. Kjo shkaktoi thashethemet për një lidhje të mundshme.

Futbollisti francez që tashmë është baba i tre fëmijëve dhe modelja janë përfolur për një romancë në fillim të korrikut, pasi u panë bashkë në një jaht pranë Miamit, në Shtetet e Bashkuara.

Lidhjen e dashurisë me sa duket e ka konfirmuar edhe vet Jordan Ozuna, e cila ka publikuar imazhin e saj të parë me Karim Benzeman.

Foto: Jordan Ozuna/Instagram

Këtë e ka bërë përmes profilit të tij në Instagram, në të cilin numëron më shumë se 340 mijë ndjekës.

Modelja 32-vjeçare, ish-kameriere në klubin e famshëm të natës në Las Vegas, “Light Night Club”, ka postuar të martën (2 gusht) në llogarinë e saj dy foto me Benzemën.

Foto: Jordan Ozuna/Instagram

Në foton e parë, Jordan shihet teksa përqafon futbollistin, ndërsa e dyta është një pamje nga një ‘FaceTime’ me të.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë për një lidhje të mundshme. Dhe, duke e ditur se sa xheloz është Karim Benzema për intimitetin e tij, e ka të vështirë ta bëjë këtë.

Foto: Jordan Ozuna/Instagram

Në fakt, Benzema nuk i ka shpërndarë këto foto në rrjetet e tij sociale, ndonëse duhet theksuar se fotot e publikuara nga sulmuesi francez në profilet e tij lidhen gjithmonë me anën e tij profesionale: futbollin. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...