Bilall Kasami tallet me tetovarët, arreston vetëm 8 qen endacakë, thumbohet fuqishëm nga qytetarët

-

Kanë kaluar 10 ditë që kur Komuna e Tetovës njoftoi se ka filluar me trajtimin e qeneve endacakë në qytet. Po edhe pas dhjetë ditësh shoqata e cila merret me trajtimin e këtyre qeneve thotë se deri më tani janë trajtuar vetëm 8 qen, nga 82 sa kanë rënd dakord me komunën. Nga Shoqata “Amos” thonë se tani për tani qentë janë në karantinë dhe të njëjtit do të mund t’i xhirojmë pas një muaji.

“Në këtë tender parashikohet trajtimi i 82 qenve të pastrehë në afat kohorë prej 12 muajsh. Deri tani janë strehuar 8 qen të cilët janë në fazë të karantinës e cila zgjatë 14 deri në 30 ditë. Qentë e strehuar nga ne, shpresojmë se do mund t’i xhironi pasi që të rehabilitohen dhe të përgatiten për shtëpi. Tani është faza fillestare e projektit dhe deri sa të definohet gjendja shëndetësore dhe karakteri i qenve të kapur, nuk është e preferuar të ekspozohen në më shumë stres, në këtë fazë duhet të fokusohemi në mirëqenien e tyre dhe të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme për ta, pas një historie të dhimbshme në rrugë”, thonë nga Shoqata AMOS Pet.

Nga shoqata “Amos” akuzojnë se në Tetovë sillen qen edhe nga qytete të tjera dhe andaj kërkojnë që  nëse  qytetarët hasin në rast të këtilla, t’i paraqesin në polici. E tetovarët thonë se komuna duhet  që sa më shumë të merret me qentë endacakë pasi që fëmijët janë kategoria më e rrezikuar nga ta.

“Prej gjithë Maqedonisë sjellin qen në Tetovë, jo nuk trajtohen për këtë duhet komuna të organizon diçka dhe t’i mbledh të gjithë qentë,  mjetet që janë ndarë nuk janë të mjaftueshme.”

-“A jeni sulmuar ndonjëherë nga qentë endacakë?

-Kemi pas raste, fëmijët dy-tre herë ashtu”.

 “Unë shoh shumë njerëz, sidomos femrat frikësohen, a ata mund të sjellin edhe infeksione ose sëmundje.”

“Është e vërtetë se ka shumë qen rrugës, por duhet të merren njerëzit që janë adekuat për atë punë  deri sa behët fjalë për fëmijët, që të mos kafshohen, kjo është e gjitha.” 

Komuna e Tetovës për trajtimin e një qeni endacak ka paraparë 300 euro. Edhe pse tenderi ende nuk është bërë publik, mësohet se komuna ka paraparë rreth 25 mijë euro për trajtimin e qenve endacak për vitin 2022.

Lajmet e fundit

Zyrtare, Julian Nagelsman trajner i ri i Gjermanisë

Julian Nagelsman do të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë në “Euro 2024”, pasi u emërua trajneri i ri i kombëtares,...

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...
- Advertisement -

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...