Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një kontratë në vlerë të 150 mijë eruosh me kompaninë “The Sunny Hill Sh.P.K”, e cila njëherësh është kompania që realizon festivalin që është një ndër ngjarjet më të mëdha kulturore në Kosovë.
Në dokumentin e publikuar në e-Prokurimi, bëhet e ditur se kontrata është dhënë përmes procedurës së negocimit.
Bëhet e ditur se kontrata në fjalë është lëshuar më datë 3 gusht.
Njëherësh, kjo shënon edhe datën ku pritej të nënshkruhej.
Këtë vit, SunnyHill shënon edicionin e tretë të tij.
Gjatë këtij edicioni që fillon të enjten e 4-gushtit këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, njëherësh edhe themeluesja e njërit prej festivaleve më të mëdha në Kosovë e rajon “Sunny Hill”, ka konfirmuar që do të performojë në natën e parë të këtij festivali.
Ndërkaq, si shenjë falënderimi dhe respekti për themeluesen e “Sunny Hill”, i pari i Prishtinës Perparim Rama i ka dhuruar një buqetë me lule dhe një broshë prej argjendi pas intervistës që është mbajtur mes Perparim Ramës, Dua Lipës dhe babait të saj Dukagjin Lipës.