Portieri kosovar nga Tirana kalon te Manisa në Turqi

-

“Panorama Sport” zbulon se portieri nga Kosova, Visar Bekaj, që ka dy sezone te bardheblutë, me shumë mundësi do të marrë udhën drejt një kampionati më të fortë. Mësohet se menaxherët e Visar Bekajt kanë mbyllur marrëveshjen me një klub turk, me shumë mundësi Manisa dhe portieri do të transferohet në këtë kampionat. Nga sa është bërë e ditur, bardheblutë përfitojnë 180 mijë euro nga shitja e kartonit, ndërsa portieri do të marrë një rrogë shumë të mirë.

Largimi i Bekajt nga skuadra është një tjetër goditje për bardheblutë, sepse ai është një nga 11 lojtarët që u shpall kampion. Portieri ishte normalisht në stërvitje, por në ditët në vazhdim ai do t’i japë fund aventurës me Tiranën.

Lojtari u bashkua me bardheblutë shtatorin e 2020-ës, teksa u ble nga Tirana për 100 mijë euro prej Prishtinës. Nga ana tjetër, skuadra kosovare do të mbajë një pjesë të shumës 180 mijë euro, sepse skuadra e Prishtinës ka një pjesë të kartonit të Visar Bekajt.

Lajmet e fundit

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...
- Advertisement -

Rruga Tetovë-Prizren/ Rrustemi: Është kryer fizibiliteti dhe zgjedhur traseja, vijojmë me proceset pasuese

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi nga terreni punues për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8,...

Mourinho nuk garanton qëndrimin te Roma

Jose Mourinho ishte totalisht i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në finalen e Ligës së Evropës ku pësoi disfatë...