Lëvizja Rezistenca ka drejtuar akuza ndaj kreut të Komunës Bilall Kasami dhe shefit të Urbanizmit, Adnan Beadini se ata po uzurpojnë hapësirat publike informon Tetovasot.
Ata thonë se ne jemi dëshmitarë të Tetovës në realitet e jo nga ajo çka na servoni nëpër mediume!
Komuna e Tetovës na premtoi lirimin e pronave publike nga uzurpatorët e luksit, por ja me fakte të dashur tetovarë se si ish këshilltari i L.B z.Adnan Beadini tani shef i sektorit të urbanizmit ka bllokuar me tavolinat dhe çadrat e diellit hapësirën publike tek ura e Kazazve!
Ju edhe mund të paguani tatim për këtë hapsirë, por jeni funksionar komunal ,çfar shembulli na jepni neve si qytetarë, hapsira publike është e të gjithë qytetarëve, pak rëndësi ka a paguani apo jo tatim për hapsirën e shfrytëzuar!!!
Voto Veten për ta ndalur uzurpimin e hapsirës publike!!! thonë nga Rezistenca .