Serwer për situatën në veri: Qeveria shtyu arsyeshëm reciprocitetin, ka të drejtë të insistojë për të

-

“Mendoj se Kosova është tërësisht brenda së drejtës së saj për të insistuar në reciprocitet”.

Ky është mendimi i profesorit të Universitetit “John Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer i dhënë për Portalin Dukagjini, lidhur me tentimin e shtetit të Kosovës për ta shtrirë sovranitetin në veri të Mitrovicës.

I pyetur se a ishte kërkesë e duhur ajo e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, për shtyrjen e vendimit të reciprocitetit për 30 ditë, Serwer u përgjigj se “Ishte e arsyeshme, duke pasur parasysh rrethanat”.

Sipas profesorit amerikan, shtrirja e sovranitetit në veri të Mitrovicës, duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi .

Daniel Serwer, Profesor i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kjo çështje duhet të diskutohet në dialog, për të vendosur sovranitetin mbi veriun”, ka deklaruar Serëer në një përgjigje me shkrim.

Në pyetjen se a do duhej që ShBA-ja DHE BE-ja, t’i japin Kosovës edhe më shumë përkrahje, në tentimin e saj për vënien nën kontroll shtetëror të veriut, duke pasur parasysh edhe ndikimin e Rusisë në Serbi për një eskalim të mundshëm të situatës, Serëer u përgjigj duke thënë se:

“SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta mbështesin Kosovën, pavarësisht ndikimit rus në Serbi”.

Kryeministri Kurti e dëgjon kërkesën e ShBA-së

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, kjo pas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së Jeff Hovenier dhe krijimit të situatës së tensionuar.

Ambasadori amerikan në Kosovë, këtë kërkesë e bëri për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Mitrovicës, respektivisht në pikat kufitare në atë zonë.

Menjëherë pas marrjes së vendimit për reciprocitet, strukturat ilegale serbe atje, vendosën barrikada në rrugë duke e bllokuar kështu lëvizjen e lirë.

Madje pati edhe disa të shtëna në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës, ku për fat të mirë nuk kishte të vdekur e as të lënduar nga këto gjuajtje.

Por fatin e njëjte nuk e pësuan disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, disa nga ta ishin ndalur nga persona të maskuar, që besohet se ishin të njëjtit që i kishin bllokuar rrugët, duke i rrahur e maltretuar në mënyra të ndryshme.

Bllokadat e fundit në pikën kufitare në Jarinjë

Pas këtyre ndodhive, kryeministri i Kosovës duke e dëgjuar kërkesën e ambasadorit të ShBA-së, vendosi ta shtyjë vendimin për 30 ditë (deri me datën një shtator), me kushtin që barrikadat të hiqeshin.

Në mëngjesin e së hënës me një gusht, të gjitha barrikadat ishin hequr nga serbët.

Dilemat e koordinimit të Qeverisë me partnerët ndërkombëtar i shuajti, vetë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pohoi se vendimet dhe aksioni për reciprocitet i Qeverisë së Kosovës, ishte bërë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, ambasadori amerikan e ritheksoi mbështetjen për vendosjen e reciprocitetit me të Kosovës ndaj Serbisë për dokumentet hyrje-dalje dhe për cështjen e targave të automjeteve.

Ndërkaq, pas shtyrjes së vendimit për reciprocitet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përgjatë javës së tretë të gushtit.

Bashkimi Evropian dhe as Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për takimin e paralajmëruar ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që pritet të mbahet në fund të muajit.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...