Mahmood me pjesëmarrjen në “Sunny Hill” ka për qëllim që ta rrisë muzikën e tij në nivel ndërkombëtar

-


Alessandro Mahmoud, i njohur me emrin artistik si Mahmood, pritet të performojë sonte (e premte) në Prishtinë.

Përpara turmës së madhe shqiptare, ai ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur më shumë për ardhjen e tij në Kosovë dhe pjesëmarrjen në “Sunny Hill”.

Ai ka theksuar se ndihet i lumtur që gjendet në Kosovë dhe do të performojë në një festival me renome siç është “Sunny Hill”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam i lumtur që jam këtu në Kosovë për të performuar në një festival me renome si ‘Sunny Hill’. Është mundësi që muzika ime të jetë e pranishme në Kosovë dhe po ashtu në nivel ndërkombëtar, duke marrë parasysh se festivali ‘Sunny Hill’ ka karakter ndërkombëtar dhe marrin pjesë këngëtarë me renome botërore si Dua Lipa, Biblo etj”, tha ai.

Tutje ylli boteror shtoi: “Përmes pjesëmarrjes e paraqes muzikën time. Dua të falënderoj Ambasadën Italiane në Prishtinë që e ka mundësuar praninë time në Kosovë e pjesëmarrjen time në festivalin ‘Sunny Hill’”.

I njëjti ka folur edhe për performancën e Dua Lipës duke thënë se e kishte parë edhe një herë tjetër në Londër.

“Dua Lipan e kam parë duke performuar edhe në Londër, në ‘O2’. Mbrëmë e pashë duke performuar para njerëzve të saj dhe kishte shumë energji, e kam shijuar shumë”.

Fituesi i dyfishtë i festivalit “Sanremo” ka treguar se kishte dëgjuar për Kosovën edhe para se të vinte, ndërsa në konferencë ka treguar edhe se kur ka dëgjuar për herë të parë muzikë shqipe.

“Natyrisht se kam dëgjuar për Kosovën para se të vija. Erdha dje, pash pak, por rrugës duke ardhur me autobus pas një shtet kaotik, me lëvizje shumë, vetura shumë e ndërtesa, por më pëlqen gjallëria. Unë fillimisht kam punuar si kamarier në një restorant, e kisha mik një shqiptar Paolo, përmes tij kam dëgjuar muzikë shqipe”, tha mes të tjerash Mahmood.

Foto: Screenshot/YouTube

Në anën tjetër, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka theksuar se me praninë e Mahmoodit, Italia është e interesuar ta rrisë muzikën e saj në Kosovë, por edhe nëpër botë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...