Mane: Jam i sigurtë se Bajerni do të mund Liverpullin

-

Sulmuesi i Bajern Munihut, Sadio Mane ka thënë se nuk do të ngurrojë nëse do të ketë mundësinë të eliminojë Liverpullin nga Liga e Kampionëve.

Mane ishte pjesë e skuadrës “The Reds” që eliminoi gjigantët gjermanë në raundin e 16-të në vitin 2019, me sulmuesin senegalez që shënoi dy herë për të eliminuar Bajernin. Liverpulli vazhdoi deri në fund garën dhe arriti të fitojë të gjithë kompeticionin pasi mposhti Totenham Hotspur në finale.

Por, pas gjashtë vitesh të frytshme në “Anfield”, besnikëria e Mane-s tani është ndaj Bajernit dhe ai është gati tani ta mposht skuadrën angleze.

“Nëse do të takohemi përsëri, sigurisht se Bajern Munihu do të mund Liverpullin.  Unë nuk mendoj se është e lehtë. Dua të jem më i qartë. Nëse luan për Bajern Munihun, unë erdha këtu për të fituar të gjitha ndeshjet e mundshme. Sigurisht, për të fituar të gjithë trofetë. Sigurisht që para fillimit të sezonit objektivi ynë është të fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm. Jam këtu për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për të arritur ëndrrat tona”, përfundoi sulmuesi senegalez.

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...