Policët amerikanë akuzohen për vrasjen e Breonna Taylor

-

Katër oficerë të policisë amerikane janë arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Breonna Taylor.

Taylor u vra në shtëpinë e saj në Louisville, Kentucky, më 13 mars të vitit 2020 nga policia me rroba civile që po ekzekutonte një urdhër kërkimi “pa trokitje”.

Punonjësja e spitalit, 26 vjeçe, u qëllua nga oficerët që hynë në banesë pak pas mesnate, ndërsa ajo ishte me të dashurin e saj, Kenneth Walker.

Vdekja e saj shkaktoi protesta për padrejtësitë racore në mbarë vendin.

Hetuesit federalë thonë se tre nga katër oficerët komplotuan për të falsifikuar urdhrin e arrestit që çoi në vdekjen e Taylor.

Vetëm një oficer i përfshirë në bastisje, ish-detektivi i Louisville, Brett Hankison ishte akuzuar më parë për rastin, transmeton “BBC“.

Breonna Taylor, 26 vjeç, ishte një teknike mjekësore e urgjencës

Hankison, i cili qëlloi 10 të shtëna gjatë bastisjes, u lirua nga një juri në fillim të këtij viti për rrezikimin e fqinjëve të Taylor, kur disa nga plumbat që ai qëlloi hynë në shtëpinë e tyre.

Oficerët e tjerë të akuzuar nga Departamenti i Drejtësisë janë, Joshua Jaynes, gjithashtu një oficer i shkarkuar dhe oficerët në shërbim Kelly Hanna Goodlett dhe Kyle Meany.

Policia e Louisville thotë se po përpiqet të shkarkojë zotin Meany dhe zonjën Goodlett.

Aktakuza federale e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland i akuzon të katërt për shkelje të të drejtave civile, konspiracion të paligjshëm dhe përdorim jokushtetues të forcës.

Meany dhe Jaynes dyshohet se kanë shkelur të drejtat civile të Taylor duke përgatitur një deklaratë të rreme me urdhër kërkimi.

Goodlett dyshohet se komplotoi me Jaynes për të falsifikuar urdhrin.

Hankison akuzohet për shkelje të të drejtave civile, pasi qëlloi me armën e tij të shërbimit në apartamentin e Taylor përmes një dritareje.

“Breonna Taylor duhet të jetë gjallë sot”, u tha Garland gazetarëve të enjten.

Urdhri i kontrollit i marrë nga policia përfshinte emrin dhe adresën e Taylor.

Autoritetet dyshuan se ish i dashuri i saj, Jamarcus Glover, një trafikant i dënuar droge, kishte përdorur banesën e saj për të fshehur lëndë narkotike ose para.

Asnjë drogë nuk u gjet në pronë, megjithëse prokurori i qarkut Jefferson Thomas Wine tha se kërkimi ishte anuluar pas të shtënave.

Lajmet e fundit

Zelensky: Rusia do të humbasë së bashku me ata që e ndihmojnë atë me terrorin

“Çdo person që punon me Rusinë do të mbyllet nga sanksionet. Dhe Federata Ruse do të humbasë gjithçka, së...

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...
- Advertisement -

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...