Bilall Kasami ju lidhën kontrata edhe qenve endacak, i trajton me nga 300 euro, qen endacakë plot e trajtimi askundi? Paret e avulluara…

-

Edhe pse nga komuna e Tetovës fitoi tender prej 1.5 milionë denarësh, shoqata “Amos Pet” nuk ka të regjistruar strehimore për qentë endacak. Televizioni 21 iu drejtua Agjencisë për Ushqim dhe Veterani për të marrë të dhëna nëse kjo shoqatë ka leje për strehimore, siç parashihet me ligj. Na thanë se nuk e kanë në listën e strehimoreve.

Çdo strehimore që kryen kontrolle dhe strehim të qeneve do të duhet të ketë miratimin e Agjencia për Ushqim dhe Veterani. Për shkak se kjo kompani nuk është në listën strehimoreve që e ka miratuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, nuk kemi kryer kontrolle në këtë subjekt. Për shkak se ky subjekt nuk e ka miratimin nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, e njëjta vlerëson se nuk është e specializuar për kontrolle të qenve endacakë.”- thanë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.  

Po ku mbahen dhe trajtohen qentë për të cilat kujdeset shoqata “Amos Pet”?

TV21 kërkoi nga kjo shoqatë emrat e strehimoreve, por të njëjtat nuk na u dhanë, me arsyetimin se kompanitë janë private dhe nuk duan të shfaqen në media. Dërguam edhe pyetje, por deri më tani nuk kemi përgjigje nga “Amos Pet”.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari siguruam listën e kompanive që janë të autorizuara për strehim të qenve endacakë. Të tilla janë gjithsej 18 kompani, prej tyre, tre janë në Shkup, dy në Kumanovë, nga një në Tetovë dhe Gostivar ndërsa të tjerat janë në qytete të tjera.

Në Tetovë kompania që ka leje për strehimore është “Dog&Cat”, por në një bisedë telefonike na thanë se nuk kanë asnjë marrëveshje me shoqatën “Amos pet”. Të njëjtën gjë na e thanë edhe dy kompanitë nga Kumanova, “Todor Velkov” dhe “Ino-Vet”. Kontaktuan edhe dy kompanitë nga Shkupi, po si “Llajka” po ashtu edhe “Vini Vet Plus” na thanë se nuk kanë ndonjë marrëveshje me shoqatën “Amos pet”, kompania e tretë të cilën nuk arritëm ta kontaktojmë është “Vet Medika Zovi”, megjithatë kjo ka hapësirë për strehimin e vetëm 4 qenve, ndërskaq së fundmi nga shoqata “Amos pet” kanë pohuar se kanë strehuar 8.

Pyetëm edhe kryetarin e Tetovës, Bilall Kasamin nëse është i njoftuar që shoqatës që ia kanë dhënë tenderin për  trajtimin e qenve endacakë, nuk ka strehimore dhe nuk figuron në listën e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Kasami thotë përgjigje dhe përgjegjësi duhet të japë shoqata.

“Gjithë procesi është bërë konform ligjit, ka qenë një tender ku gjithkush ka mund të konkurrojë, kompania si i trajtojnë dhe si më tutje është përgjegjësi e tyre, sipas marrëveshjes që kemi nga moment që ata i marrin qentë ne pronësi të tyre, si çdo qytetar duhet të japin llogari si do veprojnë me ato qen, marrëveshja është konform një procedure të tenderimit, publik transparent, më tutje agjencia e veterinarisë nëse ka dilema dhe dyshime  duhet të shkojnë dhe të marr informata nga shoqata”.- deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Tenderi që ka marrë shoqata “Amos Pet” parasheh që për trajtimin e një qeni të marrë 300 euro. Në këtë tender parashikohet trajtimi i 82 qenve të pastrehë në afat kohorë prej 12 muajsh. TV21 disa herë ka kërkuar nga kjo shoqatë që të tregojë se ku i çojnë qentë që i kapin në Tetovë, por pa adresë konkrete. Në fakt, në përgjigjen e fundit “Amos pet” na tha se qentë e strehuar do të mund t’i xhirojmë pasi që të rehabilitohen dhe të përgatiten për shtëpi, sepse nuk është e preferuar të ekspozohen në më shumë stres, pas historisë së dhimbshme që kanë kaluar në rrugë.

Lajmet e fundit

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...
- Advertisement -

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...