Mërgimtarët aspak të kënaqur me Bilall Kasamin: Tetovën e ka bë si Afrikë

-

Çdo e dyta veturë në rajonin e Pollogut ka regjistrim të huaj. Objektet tregtare dhe hotelierike që për shkak të krizës ishin mbyllur, tani me ardhjen e gurbetçarëve punojnë shtatë ditë në javë. Ata thonë se shitja është rritur për 50%. Por teksa bizneset gëzohen, jo të gjithë mërgimtarët janë të lumtur që vijnë në vendlindje. Thonë se ligji nuk funsionon.
“Për dy vite një herë kam ardhur këtu, këtu nuk vlejnë ligjet, është si në Afrikë. Djalin e kam këtu po edhe ai po mendon të shpërngulet në gurbet.”, tha një mërgimtar.
“Të ketë kulturë, të ketë regull do të ishte më mirë, vetëm rregull të ketë.”, u shpreh një mërgimtar.
Nuk kanë kushte për investime, Kuçi: Shteti të stimulojë ardhjen e mërgimarëve
Shqetëson edhe fakti që gjenerata e tretë e gurbetçarëve shum pak e vizitojnë vendlindjen e të arëve të tyre, madje edhe pushimet verore i bëjnë në destinacione tjera. Shteti duhet t’i stimulojnë ardhjen e tyre në vendlindje thonë ekspertët, sidomos për investime. Shuma e parave që sjellin gurbetçarët varion prej 500 milion deri më 1.5 miliardë euro dhe me këtë mbulohet një pjesë e madhe e deficitit tregtar.
“Konsumi i tyre kryesisht është në dasma të caktuara, benefit nga ardhja e tyre kanë parë dentistët, mjekët, barnatoret fatkeqsisht, shumë pak sallonet e dasmave dhe thuajse aspak sektori i ndërtimatrisë i cili në të kaluarën bazohej në kërkesat e gurbetçarëve.  Për çiftet e reja tani nuk kërkohen banesa por banesa me qera. Ne në këtë drejtim disa herë kemi bisedu, por kemi has në vesh të shurdhër se çka duhet të bëjë qeveria për mërgimtarët tanë që t’i joshë ata që të bëjnë një investim në vendin tonë.”, tha Menderes Kuçi, ekspert ekonomik.
Një pjesë e madhe e gubetçarëve nga Pollogu janë shpërngulur në Evropën Perendimore. Statistikat thonë se pothuajse 40 përqind e popullatës nga ky rajon përbëhet nga gubetçarët.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...