Alonso te Barcelona, e konfirmon trajneri Tushel

Markos Alonso së shpejti do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Barcelonës. Spanjolli ka qenë në listën e preferencave të klubit “katalanas” që në hapjen e merkatos.  Tashmë duket se ka ardhur momenti që mbrojtësi të zbarkojë në “Camp Nou” dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Tushel.

“Po, Markosi kërkoi të largohej dhe ne ramë dakord për këtë”, tha fillimisht gjermani.

Çellsi u përball me Everton, në ndeshjen e parë të Premier Ligës, ku Alonso nuk ishte i ftuar. Sipas trajnerit nuk do kishte kuptim që ai të luante në ‘Goodison Park’.

“Nuk do të kishte kuptim ta fusnim në fushë sot”, përfundoi Tushel.

Mbetet të shihet kur do të ndodhë zyrtarizimi i spanjollit te Barça. /albeu/