Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Enver Hoxhaj ka kom komentuar sulmin i ndodhur të shtunën me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.
Sipas tij këto sulme dhe kërcënimet e paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë edhe si pasojë e mospërmbylljës së plotë të konflikteve në rajon.
Hoxhaj tha se paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, ku këtë e tregojnë sulmet që po ndodhin në veri të Kosvës ndaj zyrtarëve policorë, tensionet në Bosnjë dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi.
“Dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon! Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj tregon se si behet evitimi i konflikteve në Ballkan
“Përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjës janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan”, ka shtuar Hoxhaj.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë me ftesë të Presidentit Alfred Moisiu.