Kurti për të shtënat në Ujman: Është duke u zhvilluar një hetim i plotë

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për sulmin e ndodhur të shtunën, ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit në Zubin Potok tashmë ka nisur të zhvillohet një hetim i plotë.

“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, sipas tij tani rrugët janë pa barrikada, por “bandat kriminale” vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Po ashtu, në reagimin e tij ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, vetëm të shtunën është qëlluar rreth dhjetë herë, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.

“Rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, është shprehur Kurti.

Foto nga Liqeni i ujmanit në Zubin Potok

Gjithashtu, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin e ndodhur të shtunën, ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit në Zubin Potok.

Sipas tij, grupet ilegale serbe kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar ose për t’i vrarë ata.

Ndërkaq, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës do të mbetet e angazhuar të kryejë detyrën e tyre, dhe se për asnjë kush nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre pavarësisht çdo sulmi të organizuar.

Sulmin e kishte bërë të ditur Policia e Kosovës, duke thënë se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë në veri të Kosovës, përkatësisht prej 10 të shtënash të njëpasnjëshme në drejtim të tyre.

Por, asnjë pjesëtar i njësisë policore kufitare nuk ka pësuar lëndime nga sulmi në fjalë.

Po ashtu, ky nuk ishte i vetmi sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Më 17 korrik, pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kishin mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash.

Sulmohet me armë policia kufitare në veri

Sveçla: Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...