Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar dëshmorët e familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës.
Në 24 vjetorin e tyre, Kryeministri Kurti ka vizituar përkujtimoren e tyre duke theksuar se agresioni dhe krimet e Serbisë në Kosovë, krahas rezistencës dhe qëndresës së kosovarëve mbeten e vërteta historike e faktike.
“Marku e Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit dhe Prendi e Mema më 28 janar 1999 në betejën e Godenit. I përkujtuam me nderim e krenari në 24 vjetorin e tyre, të gjakut të tyre që u bë liria jonë. Lokja Hanë dhe Gega na prinin në homazhet e sotme te varri i tyre dhe lapidari tempull me katër shtylla”, ka shkruar Kurti.