Sallah, gol në çdo ndeshje hapëse për gjashtë vite radhazi

Mohamed Salah ka shënuar golin e dytë në barazimin 2-2 të Liverpullit kundër Fulhamit, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier Ligën e Anglisë.

Ky ishte viti i gjashtë radhazi që sulmuesi egjiptian arrin që të shënojë në ndeshjen e parë të sezonit ë ri në kampionatin e futbollit në Angli.

Ndryshe, Mohamed Sallah ka shënuar në çdo ndeshje hapëse të sezonit që nga viti 2017.