PSZH triumfoi kundër Klermontit me rezultatin 5-0 dhe protagonist ishte ylli argjentinas, Leo Mesi, autor i dy golave të fundit.
Sulmuesi i PSZH-së dhuroi spektakël te goli i dytë i tij, duke realizuar me një “biçikletë”, pasi e kishte kontrolluar topin me kraharor.
Goli i Mesit mori edhe duartrokitjet e tifozëve kundërshtar, që nisën të thërrisnin në kor “Mesi, Mesi”, pavarësisht se skuadra e tyre e zemrës sapo kishte pësuar golin e pestë. /abcnews.al/
https://twitter.com/i/status/1556146876398845952
The post Shënoi me “biçikletë”, tifozët kundërshtarë brohorasin emrin e tij appeared first on Alsat.