Autoritetet në Shqipëri kanë marrë masa për mjetet lundruese 

Të dielën e shtatë gushit të viti 2022  në plazhet e Durrësit nuk pati motora uji në det dhe pse kishte turist në numër të madhe

Policia e Shqipërisë kishte marrë një aksion për të zbatuar një urdhër për kontrollin e të gjitha vendbanimeve dhe mjeteve motorike, ku i ndalojë që ato të dalin në det kështu duke shkaktuar pakënaqësisë edhe tek subjektet  të cila posedojnë  licencë për të ushtruar  këtë aktivitet.

“Këto ditë kanë qenë kontrollet më intensive. Çdo ditë një kontroll dhe kemi dalë në rregull… thjesht presim dhe një përgjigje për kontrollin që do të bëhet sot se si do të vazhdojë situata”,  është shprehur  një pronar vendbazimi.

Nëse vetëm vazhdon ndalimi i mjeteve sipas pronarëve të këtyre bizneseve po konsiderojnë se do t’i dëmtojnë dëmtojë ekonomikisht, pasi dhe pak javë kanë mbetur nga sezoni turistik.

ilustrimi

“Dëmtohemi sepse turizmi dhe 3 javë është. Ne këto ditë presim që të paguajmë shpenzimet që kemi.

Ata janë shprehur se nuk janë kundër ligjit kush është i licencuar sipas tyre duhet që t’iu lejohet të vazhdojnë punën brenda rregullave ndërsa kush nuk ka licencë t’i ndalohet veprimtaria.

“Nuk jemi për paligjshmëri, po ligji të zbatohet njësoj për të gjithë”, raporton Topchenel.

Ndryshe nga operatorët turistikë që ofrojnë argëtim në det përmes motorëve dhe gomoneve, pushuesit sot janë ndjerë më të sigurtë

Ka një javë që mjete lundrues  në plazhet e Velipojës janë  ndaluar që  të dalin në det

Ndërsa pronarët e këtyre e mjeteve kanë kërkuar nga Policia një shpjegim zyrtar.

Qytetaret ka thënë se gjatë kësaj jave kanë qenë me të qetë por kërkojnë një të mesme të përbashkët që ato të punojnë.

Zgjidhja sipas tyre është ndarja me zona siç ndodh në Malin e Zi dhe gjobat që shkojnë deri në 2000 euro nëse mjeti motorik kalon kufirin ndarës me pushuesit.

Në të gjithë Velipojën janë 6 subjekte të cilat lëshojnë me qera rreth 15 mjete lundruese jet ski.