Uest Hemi ofron 38 mln euro për sulmuesin shqiptarë

Bomberi i Shqipërisë, Armando Broja, është dëshira e madhe e klubit londinez, Uest Hem në këtë merkato vere. Plot 38 milionë euro ofruan drejtuesit e klubit të Uest Hem për sulmuesin shqiptar, por Çellsi dhe trajneri Tomas Tushel, duket se nuk dëshirojnë ta shesë lojtarin kuqezi.

Një huazim nuk shihet aspak si mundësi, me ekspertin e merkatos, Fabrizo Romano që tregon se trajneri gjerman i Çellit, Tomas Tushel është një admirues i madh i cilësive të 20 vjeçarit.

Prandaj, trajneri gjerman dhe drejtuesit e klubit londinez, nuk dëshirojnë që ta shesin lojtarin, që ka kontratë deri në vitin 2026 me blutë.

“Çellsi dhe Uest Hemi janë ende në negociata të drejtpërdrejta për marrëveshjen me Armando Brojën. Çellsi tani po lufton për të mbajtur Armandon, Tushel është një tifoz i madh – dëshiron që ai të qëndrojë. Uest Ham ende po shtyn. Nuk është e thënë se nuk ka mundësi për një huazim, po diskutohet vetëm një lëvizje e përhershme”, thotë Romano në faqen e tij në Tëitter.

Sipas dissave mediave angleze Armando Broja do të qëndrojë te Çellsi.