Komuna e Podujevës së shpejti do të bëhet me Urgjencën e Qytetit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur për projektin për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit, projekt i cili do të kontribuojë në infrastrukturën shëndetësore të qytetit.

“Gjatë takimit që kemi zhvilluar me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab dhe përfaqësuesit tjerë nga kjo organizatë, na është kumtuar lajmi se është aprovuar në Zyren Qendrore në Katar ndihma financiare për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit në Podujevë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ai ka thënë se në ditët në vijim pritet të nënshkruhet marrëveshja finale dhe të fillojnë punimet.

Projekti “Urgjenca e Qytetit” në komunën e Podujevës

Në këtë projekt, Komuna e Podujevës do të participojë me 600 mijë euro, ndërsa organizata “Qatar Charity” me 1.1 million euro.

Ai ka falënderuar organizatën e Katarit për mundësinë e realizimit të këtij projekti.