Ministri Çeku priti në takim aplinistët që ngjitën Mont Blanc

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka pritur në takim disa nga alpinistet që u ngjitën në njërën ndër majat më të larta të Alpeve, majën Mont Blanc në Francë.

Ministri Çeku ka takuar Arbenita Pajaziti, Elvira Ibrahimi-Hoti dhe Shpresa Ismaili, tri vajzat që ishin pjesë e ekspeditës pesë ditore që u organizua nga klubi Alpin “Prishtina”.

Përgjatë takimit, u diskutua për eksperiencën e tyre në këtë ekspeditë, për rëndësinë e promovimit dhe vetëdijësimit të njerëzve për benefitet e aktivitetit fizik dhe sportiv.

Gjersa i ka përgëzuar për suksesin e tyre, Ministri Çeku i ka njoftuar edhe me programet e Ministrisë së Kulturës për masivizimin e sportit në vend.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte një ndër mbështetësit  e këtij aktiviteti përgjatë të cilës, ishin 28 persona pjesmëmarrës.

“Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve për arritjen e tyre”, ka shkruar Çeku.