Trafiku, Maqedonia me vonesë prej 45 minutave në stërvitje !?

Trafiku sërisht është problem kryesor për kombëtaret që vijnë në Tbilisi, për të sfiduar kombëtaren e Gjeorgjisë në futboll. Nëse më 10 qershor, kombëtarja e Bullgarisë përjetoi një mankth të madh kur një futbollist u lëndua gjatë aksidentit të autobusit në një nga rrugët e Tbilisit, një vonesë të gjatë e kishte edhe përfaqësuesja e Maqedonisë.

Ajo prej hotelit e deri te stadium kishte vonesë prej 45 minutave, me çka u vonua dhe u shkel termini i paraparë i pres konferencës dhe pastaj edhe stërvitjes. Mirëpo në fillimm të pres konferrencës, trajneri Blagoja Milevski qetësoi të gjithë për vonesën dhe kërkoi falje. Shtrohet vetëm një pyetje: Si është e mundur kjo vonesë kur autobusi i përfaqësuesve të futbollit është nën përcjellje të policisë, e cila ka për detyrë që të pastrojë rrugën që futbollistët dhe stafi teknik, por edhe të tjerët në austobus, të arrijën drejt destinimit të shtruar.