Subscribe

Viti 2022 ishte  i suksesshëm për shumë sportistë shqiptar në disiplina të ndryshme. Një ndër më të komentuarit që dhuroi emocione duke ngritur lart flamurin kuqezi është peshëngritësi Erkand Qerimaj.

 

Kampion Europe, nënkampion i Lojërave Mesdhetare, vlerësuar me titullin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga presidenti i Republikës. Të gjitha këto janë arritjet e vitit 2022.

 

Peshëngritësi kuqezi krahas një urimi për shqipëtarët theksoi dhe objektivat për vitin 2023 .

 

Trajneri Sokol Bishanaku vlerëson performancën e  mirë të Qerimajt ndërsa shprehet se vitin tjetër  do të afrohen më shumë të rinj në peshëngritje.

 

Peshëngritja vazhdon aktivitetin në shkurt  me kualifikueset për në lojrat olimpike Paris 2024.