Real Madridi fitoi me vuajtje, 2-0 në fushën e Valladolidit. Vetëm penalltia e minutës së 82-të e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, duke shpëtuar nderin e “Los Blancos” në rifillimin e La Liga-s. Goli i dytë i Benzema pastaj vulosi gjithçka. Trajneri Ançeloti u shfaq i përmbajtur në konferencën për shtyp, pas fitores.

 

A i kuptoni kriteret e dorës-penallti?

Po, i kuptoj. Unë protestova për të parën, sepse mendova se ishte penallti. Pacheta nga ana e tij tha se e dyta nuk ishte. Janë momente vendime që duhen pranuar.

 

A i kërkoni Vinicius të hapet kaq shumë?

Ne përpiqemi të hapim më shumë krahun e majtë me Vinicius dhe në të djathtë kërkojmë më shumë rotacione. Karvahall, Valverde…, është ndryshe. Kishte një seksion të lojës që humbëm kontrollin, por në përgjithësi dominuam.

 

A jep më shumë rezultat Kamavinga kur hyn si zëvendësues?

Është diçka që ai e ka demonstruar që kur ka ardhur, po. Ai e bën më shumë ndryshimin kur e nis nga pankina. Është i ri, ka shumë energji dhe duhet të mësojë gjëra si pozicionimi. Sidoqoftë, është një lojtar i rëndësishëm.