5 njësi të vogla tregëtare janë djegur pas mesnatës në tregun Industrial Durrës.

 

Zjarri ra fillimisht në njërin prej dyqaneve që tregetojnë veshmbathje, për tu përhapur më pas edhe tek katër të tjera.

 

Në vendngjarje për shuarjen e flakëve shkuan shërbimet e zjarrfikësve të cilët izoluan përhapjen e vatrës tek të tjera biznese.

 

Si pasoje e zjarrit u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht jo në njerëz.

 

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet qe tenda e njeri prej bizneseve të ketë marë flakë si pasoje e shperthimit të fishekzjarreve nga qytetarët, duke u perhapur dhe tek të tjerat