Autoritetet libiane zhvarrosën të dielën 18 trupa nga një varr masiv në qytetin perëndimor të Sirtes.

Në një deklaratë, Autoriteti i Përgjithshëm për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur tha se varri masiv u zbulua javën e kaluar në lagjen Al-Sab’a në Sirte.

Kufomat u dërguan në spitalin Ibn Sina të qytetit për analiza mjekësore.

Zbulimet e varrezave masive janë të zakonshme në Libinë e shkatërruar nga lufta, ku autoritetet njoftojnë rregullisht zbulimin e varrezave masive qoftë në zonat që ishin nën kontrollin e grupit terrorist DAESHISIS ose milicitë e lidhur me kryekomandantin libian Khalifa Haftar./AA