Është pezulluar nga detyra si punonjës i Policisë, Dilaver Velo, babai i njërit prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës, Albano Velo.

 

 

Dilaver Velo mbante detyrën si trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

 

 

Albano Velo është arrestuar pas atentatit ndaj biznesmenit Edmond Papa në 16 dhjetor të vitit të kaluar.

 

 

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me atentatin me tritol në qershor të 2022 ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj, pasi ky i fundit dhe Albano Velo kanë patur shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin.

 

 

Policia e Shtetit

 

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V.,  është djali i një punonjësi Policie.

 

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka  bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

 

Gjithashtu  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.