Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e kësaj të martë në Divjakë. Për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

 

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”,  ku shoferi Leonard Dushku humbi kontrollin e automjetit tip Benz e për pasojë doli nga rruga. Drejtuesi i mjetit mbeti i vdekur ne vend ndersa u plagosen 4 të rinj.

 

Pesë të rinjte ishin të gjithë nga Rrogozhinë, konkretisht shoferi Leonardo Dushku dhe shokët e tij Ramazan Deda 23 vjec Dorjan Daja 24 vjec, Xhaferr Sina 19 vjec dhe Fjordi Ceka 18 vjec.

 

Aksidenti tjetër ndodhi 30 minuta me pas në aksin “3 urat-Çermë”, ku makina doli nga rruga dhe per pasoje humbi jeten pasagjerja Hasime Alcani dhe mbeti e plagosur edhe drejtuesja e mjetit, vajza e viktimes Burbuqe Alcani.