Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga një takim që ka mbajtur me një grup pensionistësh që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha.
Mes tyre shihen aktorë e këngëtarë, për të cilët Rama thotë se borxhi ndaj tyre do jetë i pashlyer.
“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm #RESPEKT”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë që kryeministri njoftoi pak ditë më parë “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Nga këta, sipas kreut të qeverisë, 695 mijë pensionistë do të marrin secili nga 8000 Lekë.