Aktori amerikan Jeremy Renner ka dalë nga operacioni por mbetet në gjendje kritike për shkak të aksidentit me një borëpastruese.

Renner pësoi mpirje në gjoks dhe dëmtime ortopedike dhe ndodhet ende në kujdes intensiv, bëri të ditur menaxherja e tij.

Ai u dërgua në avion në spital ditën e diel, pas aksidentit të regjistruar teksa pastronte dëborën jashtë shtëpisë së tij në Nevada.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga një mot i acartë, me stuhi dëbore, që ka marrë jetët e disa dhjetëra personave.

“Familja e Jeremy do të donte t’i shprehte mirënjohjen e saj mjekëve dhe infermierëve që po kujdesen për të”, vijoi menaxherja në një deklaratë.

Familja falënderoi gjithashtu policinë lokale dhe shërbimet zjarrfikëse, si dhe fansat e shumtë të aktorit për mesazhet ngushëlluese të shprehura.

Përpara aksidentit, Renner po pastronte një rrugë në vendlindjen e tij, në Reno të Nevadës, duke përdorur borëpastruesen e tij në mënyrë që familja të largohej për shkak të stuhisë së dendur.

51-vjeçari ishte personi i vetëm i përfshirë në aksident, i cili po hetohet nga sherifi i kontesë./euronews.al/