Shkruan: Visar Xani
Ekzistojnë dy lloje të tërheqjes së njohjes:
Tërheqja e njohjes De facto
Shteti ekzistues i ka dhënë de facto njohjen një shteti të ri (në këtë rast Kosovës), por shteti i ri nuk arrin të përmbushë kushtet e shtetësisë. Shteti “njohës” mund ta tërheqë de facto njohjen.
• Njohja mund të tërhiqet nëpërmjet deklarimit ose nëpërmjet komunikimit me autoritetet e shtetit të njohur. Gjithashtu mund të tërhiqet duke lëshuar një njoftim publik.
Tërheqja e njohjes De Jure
Është një temë shumë e diskutueshme dhe delikate dhe tërheqja behet me përjashtime.
• Kjo njohje mund të tërhiqet kur një shtet humb elementet thelbësore të shtetësisë dhe sovranitetit.
“Çnjohja” nuk është një praktikat e shpeshta në marrëdhëniet ndërkombëtare ndërsa ka shumë debate në këtë aspekt.
Por ajo që dihet është se kjo që po i bëhet Kosovës, është një sfidë dërrmuese dhe duhet trajtuar rrënjësisht.