Besimtarët ortodoks kryen këtë të premte ritualin e ditës së ujit të bekuar.

 

Në Berat, hedhja e kryqit mblodhi qindra qytetarë pranë urës së Gorricës.

 

Shtatë të rinj sfiduan temperaturat e muajt janar dhe u futën në lumin Osum.

 

Kryqi u kap nga 22-vjeçari Vasil Tapij.

 

Sita e ujit te shenjte u kremtua edhe në qytetin e Gjirokastrës. Ceremonia në ndryshim nga vitit i kaluar që u mbajt në ambientet e katedrales “ngjallja e Krishtit”, u zhvillua në lumin Drino.

 

Aty ku i riu Enea Kodo u hodh i vetëm në ujë.

 

Tradita u ndoq edhe në qytetin e Korçës, Fierit, Pogradecit, Vlorës e Durrësit. 6 janari për besimtarët ortodoks simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan.