Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, me rastin e festës së Krishtlindjes ka dërguar urim deri tek të gjithë qytetarët e besimit ortodoks.
Të dashur miq të besimit ortodoks,
Me rastin e festës suaj të Krishtlindjeve, uroj që familjet tuaja të jenë të bekuara nga drita e shëndetit, paqes dhe mirësive pafund.
Le të jenë këto çaste festive reflektim mbi shenjtërinë e familjes, mbi virtytet e larta të pastrimit shpirtëror, respektit dhe miqësive të sinqerta!
Gëzuar Krishtlindjet!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=719481176208070&set=a.262689908553868