Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo nuk ka mundur të debutojë me Al Nasr menjëherë pas ardhjes së tij. Mirëpo tani është bërë e ditur se kur do të veshë për herë të parë fanellën e skuadrës nga Arabia Saudite.
Një burim i afërt me klubin ka treguar për mediat se debutimi i Ronaldos është planifikuar për më 22 janar, kur skuadra e Al Nasr do të luajë kundër Al Itifaq. Që portugezët të kenë vend në skuadër, skuadrës nga Arabia Saudite i është dashur të ndërpresë kontratën me Vinsent Abubakar. Ndryshe, Ronaldo nuk do të kishte mundur të regjistrohej.
Në të njëjtën kohë, Ronaldos iu desh të humbiste dy ndeshje për shkak të një penallti nga FA Kupën e Anglisë, kur theu celularin të një tifozi në sfidën me Evertonin.