Roberto Martinez ka arritur një marrëveshje verbale për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares së Portugalisë. Emërimi i 49-vjeçarit spanjoll pritet të finalizohet në fund të javës së ardhshme. Martinez, i cili ka marrë oferta nga vende të tjera në rang klubi dhe kombëtaresh, është i lirë, sepse e la rolin e tij si trajner i Belgjikës pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

 

Belgjika u eliminua nga turneu në fazën e grupeve, pasi përfundoi pas Marokut dhe Kroacisë. Martinez kishte drejtuar Belgjikën që nga gushti 2016, duke e çuar në vendin e tretë të Kupës së Botës 2018 dhe në çerekfinale të “Euro 2020”, luajtur më 2021 prej pandemisë. Ish-trajneri i Evertonit do të marrë drejtimin e kombëtares portugeze, e cila arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës të vitit të kaluar.

Fernando Santos la rolin e tij pas një periudhe 8-vjeçare me Portugalinë, pas eliminimit ndaj Marokut. Kombëtarja luzitane renditet e nënta në renditjen botërore të FIFA-s dhe krenohet me lojtarë si Kristiano Ronaldo, Bruno Fernandes e Bernardo Silva.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Portugalia zgjedh trajnerin e ri appeared first on Alsat.