Mos pjesëmarrja e Lëvizjes Besa në takimin e liderëve të partive politike shqiptare, të thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, është vetëvrasje politike, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend duke komentuar refuzimin e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që të ulet në një tryezë me liderët e partive tjera shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
“Mos pjesmarrja e Lëvizjes BESA në takimin e ftuar në Tiranë është në dëm të vetë kësaj parie, e cila kohëve të fundit bëri disa gabime strategjike, si përshembull me daljen e saj nga Qeveria, gjë që u reflektua edhe në rejtiungun e saj. Ky veprim i Lëvizjes Besa është një vetëvrasje politike që këtë parti e fut në rreth të ngushtë me VMRO-DPMNE dhe Levicën. Mendoj se të gjitha Lëvizjet e fundit që i ka barë kjo parti janë të gabuara, sepse një parti politike nuk duhet të kalkulojë vetëm se a do të jetë pjesë e ndonjë qeverie të ardhshme, por duhet t’i shkojë edhe vendimet e saj a janë të mirë të të gjithë qytetarëve”, deklaroi politikologo Enver Salihi për Indeks.mk
Në anë tjetër, ish-deputeti Ismet Ramadani konsideron se ftesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama për udheheqësit e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, vjen në një kohë kur do hapet diskutim konkret për ndryshimet kushtetuese, që pasojnë si kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në.
“Kalkulimi i vetëm në përgjigjen pozitive ndaj ftesës vjen vetëm nga kryetari i BESËS që tërheq vëmendje, e këtu është edhe qëllimi i kësaj partie. Besa tani po e llogarit veten si parti e vetme opozitare dhe për çfarëdo iniciative tenton të bëj dallimin. Në fund të fundit nuk e besoj se do të refuzojë ftesën e kryeministrit Rama të ulet në darken e përbashkët me liderët tjerë. Shpresoj se nuk do ta përsërisë gabimin që prapë të radhitet me Levicën dhe VMRO-DPMNE-në, të cilat po ushqehen politikisht nga Rusia e Putinit dhe po tentojne te pengojnë antarësimin e vendit në BE. Zatën opozitarizmi i Besës dallohet nga këto dy parti, por problemi qëndron në faktin se vështirë është të veprosh në një hapësirë opozitare të kontaminuar me propagandë pro-ruse edhe atëherë kur duhet të kritikohet ndonjë dobësi e Qeverisë. Në ambient të këtillë është vështirë të jesh në rolin e opozitës shqiptare”, deklaroi Ramadani për Indeks.mk
Sipas tij, partitë shqipare në pozitë dhe opozitë duhet qartë t’i bëjnë me dije opozitës maqedonase se nuk do të bashkëpunojnë më ata deri sa propagojnë politikë anti-europiane, anti NATO dhe antishqiptare.
“Ndoshta duhet të dalin me deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga të gjithë liderët e partive shqiptare”, nënvizoi ai.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se partitë e tilla, kanë përzier interesat e ngushta partiake, politike dhe interesat ndër-shtetërore dhe rajonale. Sipas Osmanit, këto parti janë parti pa strategji dhe nuk dijnë se si të veprojnë, por shton se të njëjtat duhet t’u japin llogari votuesve.
Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler sot gjatë ditës ka deklaruar se funksionarët shtetërorë duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve. Ajo tha se SHBA-të mbështesin gjithçka që afron vendin drejt Bashkimit Evropian.
“E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së. E dimë se janë vendime të vështira për këtë vend. Qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime të vështira por ne do të mbështesim gjithçka që do të iu afrojë drejt BE-së”, tha mes tjerash Aggeler.
Deri në muajin nëntor të këtij viti, vendi duhet të realizojë ndryshimet kushtetuese ku parashihet futja e bullgarëve në Kushtetutë, me qëllim hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.(Indeks.mk)