Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, prezantoi trajnerin e ri të kombëtares sw Shqipwrisw, Silvinjos dhe gjithashtu i dha lamtumirën Edi Rejës. Ai e falënderon teknikun italian për punën e tij në kombëtare dhe thotë që tashmë është gati për një cikël të ri.
“Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një cikël nën trajnimin e Rejës dhe duke nisur me një staf të ri dhe objektiva të qarta. Në fillim doja të falënderoja Rejën dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punë, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për kombëtaren. Bilanci i tij i fitoreve dhe humbjeve është i barabartë. Ka bërë punë të mirë në punën e ekipit shqiptar. Shpeshherë ka qenë i kritikuar, por gjithsecili ka këndvështrimin e vet. Edhe njëherë do të doja ta felenderoja tashmë ish-trajnerin e ekipit Kombëtar gjatë këtyre 3 vite e gjysmë. Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FHSF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve. Në staf janë dy ish-futbollistë të njohur, njëri i Argjentinës dhe njëri i Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, u shpreh Duka.