Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve luftarake në shkallë të gjëra, duke dërguar avionë luftarakë dhe anije të marinës drejt Tajvanit, thanë ministritë e mbrojtjes të Kinës dhe Tajvanit. Stërvitja përkoi me vizitën e një grupi ligjvënësish gjermanë që zbarkuan në Tajvan të hënën në mëngjes. Ligjvënësit gjermanë do të takohen me presidentin e Tajvanit si dhe me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe zyrtarë të tjerë. Kina ka rritur presionin e saj mbi ushtrinë e Tajvanit në vitet e fundit duke dërguar aeroplanë luftarakë ose anije të marinës pothuajse çdo ditë drejt ishullit të vetëqeverisur. Kina pretendon sovranitetin mbi ishullin, i cili u nda nga Kina në vitin 1949 pas një lufte civile.