Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një konferencë për media ka folur rreth refuzimit të Lëvizjes Besa dhe Bilall Kasami për të shkuar në Tiranë në takimin e ftuar nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Osmani ka thënë se partitë e tilla, kanë përzier interesat e ngushta partiake, politik dhe interesat ndër-shtetërore dhe rajonale.
Sipas Osmanit, këto parti janë parti pa strategji dhe nuk dijnë se si të veprojnë, por shton se të njëjtat duhet ti japin llogari votuesve.