Në një përplasje mes dy autobusëve në pjesën qendrore të Senegalit, të paktën 40 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, njoftoi sot presidenti i Senegalit Maki Sal.
Sipas njoftimit të presidentit Sal në Twitter, aksidenti ka ndodhur në fshatin Gnivi në rajonin e Kafrinit rreth katër e gjysmë të mëngjesit me orën lokale.
“Me pikëllimin e thellë lajmi për aksidentin tragjik të trafikut në fshatin Gnibi që mori 40 jetë njerëzish, ndërsa shumë u plagosën rëndë. Nga thellësia e zemrës u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të të ndjerit, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Sal.
Presidenti i Senegalit shpalli tri ditë zie në të gjithë vendin për shkak të këtij aksidenti.
Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Senegal, kryesisht për shkak të mosdisiplinës së shoferit, rrugëve të këqija dhe automjeteve të rrënuara.