E pyetur për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt BE-së, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela P. Aggeler tha se funksionarët duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve.

Aggeler tha se SHBA-të mbështesin gjithçka që afron vendin drejt Bashkimit Evropian.

Deklarata e ambasadores Aggeler:

Është një çështje shumë e rëndesishme edhe për ecurinë e Maqedonisë së Veriut si vend, ashtu siç e dini SHBA dhe këtë e kemi përsëritur disa herë deri më tani, ne e përkrahim anëtarësimin drejt Bashkimit Europian si një qëllim i shumëpritur i vendit dhe jemi të kënaqur me ecurinë drejt anëtarësimit në NATO si dhe besojmë se anëtarësimi në Bashkimin Europian është e rëndësisë së veçantë dhe do ketë përfitime të mëdha për vendin e me këtë bëjmë thirrje tek të zgjedhurit e vendit si dhe funksionarët që të veprojnë në interes të qytetarëve dhe të veprojnë sa më shpejt që është e mundur që të bëjnë të gjitha ndryshimet e nevojshme të mundshme, me çka do të mundësohet hapja e rrugës drejt BE-së dhe e dimë se janë vendime të rënda për vendin, qytetarët tashmë kanë pasur vendime të vështira por ne përkrahim gjithçka në këtë drejtim.

Video:

https://www.facebook.com/watch?v=577184270481617