Gripi ka rënduar situatën në spitalet e vendit.

 

Në Sanatoriumin e Korçës në këtë fillim janari, janë shtuar rastet me komplikacione. Sipas bluzave të bardha më të prekurit janë të sëmurët kronikë por dhe moshat e reja.

 

DIANA ALIÇKOLLI

 

MJEKE NE SPITALIN E KORÇES

 

Komplikacionet nuk pyesin moshë. Që në moshë të vogël, deri tek të rinjtë dhe të sëmurët kronikë. Janë virozat e stinës.

 

Edhe në Fier situata paraqitet e njëjta situatë. Fluksi më i madh është në qendrat shëndetësore ku kryhen deri në 60 vizita në ditë.

 

ARBER ARAPI

 

DREJTOR I KUJDESIT SHENDETESOR, FIER

 

Pak a shumë janë prekur të gjitha moshat e popullatës. Më të theksuara shenjat janë tek fëmijet. Temperaturë e kollë.

 

Ndërkohë në urgjencën e pediatrisë së Durrësit 140 deri160 fëmijë kërkojnë ndihme mjekësore. Numri më i madh është kryesisht në fundjavë ndërsa simptomat janë të ndryshme.

 

MARSELA MANASTIRLIU

 

SHEFE E PEDIATRISE DURRES

 

Numri i të shtruarve është pak më i lartë por jo problem për tu shqetësuar. Kolla, kryesisht dhe temperatura tek fëmijët.

 

Mjekët thonë se gripi dhe virozat do të jenë të pranishme deri në shkurt.