Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur për shtatëzanitë tek brezi i ri dhe se kur është sipas tij mosha ideale që vajzat të bëhen nëna.
Në një intervistë për emisionin Vizioni i Pasdites me Brikena Priftin, mjeku tha se mosha ideale për shtatëzani tek vajzat është nga 19-28 vjeç, ndërsa për moshat nga 30 vjeç e lart, mjeku i cilësoi si “plaka”.
Sipas tij, një familje duhet të ketë në përbërjen e saj deri në tre fëmijë.
“Ne na mungon informacioni. Ne duhet që në të gjitha spitalet dhe qenrat shëndetësore të ketë formator, njerëz të trajnuar për problemet shëndetësore. Ata janë njerëz të rinj, të cilët janë trajnuar shumë mirë për shtatëzaninë dhe aktivitetin seksual. Mjekët gjinekolog duhet të flasin nëpër shkolla. Ne nuk duhet të bëjmë aborte, janë të dëmshme. Mosha për të linduar është deri në 30 vjeç. Mua më janë dukur vajzat 30 vjeç që vijnë për të lindur si plaka. Femra 19 vjeç ka mbaruar adoleshencën, është pjekur dhe deri në 28 është lidnja normale. Organizmi është i perdispozuar për të dhënë vitalitet. Duhet të bëjnë deri në tre fëmijë”, tha mjeku.