Kryetari i BDI Ali Ahmeti gjatë qëndrimit në Tiranë ka vizituar edhe edhe hapësirat e Qendrës Informative Kulturore.

Kjo qendër është rezultat i bashkëpunimit tonë të përforcuar ndërqeveritar me Republikën e Shqipërisë, një projekt institucional që synon të ruajë dhe avancojë lidhjen kulturore mes vendeve tona, ka shkruar kështu kryetari Ahmeti.

Pas mikpritjes së mbrëmshme vëllazërore të Kryeministrit Edi Rama, gjatë qëndrimit tonë në Tiranë vizituam edhe hapësirat e Qendrës Informative Kulturore, ku u mirëpritëm nga drejtori i kësaj qendre, z. Zllatko Origjanski.

Kjo qendër është rezultat i bashkëpunimit tonë të përforcuar ndërqeveritar me Republikën e Shqipërisë, një projekt institucional që synon të ruajë dhe avancojë lidhjen kulturore mes vendeve tona.

Ju urova punë të mbarë drejtuesve të kësaj qendre dhe materializim të përpiktë të programit të bashkëpunimit ndërkulturor mes vendeve tona.

https://www.facebook.com/photo?fbid=712139986946793&set=pcb.712140103613448