Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përmirësojë efiçencën energjetike të shkollave fillore dhe të mesme me  instalimin e sisteme fotovoltaike diellore. Projekti do të realizohet me grant prej 1.1 milionë euro të siguruar nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës

I realizojmë angazhimet për kushte më të mira për mësim si dhe krijimin e  mjedisit  jetsor të shëndetshëm . Fondi Evropian për  Investime të Gjelbërta Shoqërore, të dedikuara për  përforcimin e masave gjithëpërfshirëse klimatike, na mundësoi të investojmë në efiçencën e energjisë të paktën në 25 shkolla. Efekti është i dyfishtë – bëjmë zëvendësime në energjinë të bazuar në lëndë djegëse fosile me energji të pastër dhe të rinovueshme dhe njëkohësisht kemi kursime në faturat e energjisë. Këto mjete do të riinvestohen në përmirësimin e kushteve në shkolla”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pas miratimit të grantit.

Shkollat e përfshira në  projektin e ri janë rikonstruktuar më parë me një hua nga Banka për Zhvillim  në kuadër të Këshillit të Evropës.

Ndërgjegjësimi tek nxënësitë  për çështjet energjetike dhe ndryshimet  klimatike është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Njohja e nevojave për  tranzicion të gjelbër është integruar në sistemin arsimor.

Trajnime për integrimin e edukimit mjedisor dhe ndryshimeve klimatike në programet mësimore e ndoqën 121 mësimdhënës . Qëllimi është gjatë procesit arsimor që nxënësit të zhvillojnë kompetenca, të fitojnë njohuri, shkathtësi dhe qëndrime të domozdoshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor  dhe tranzicionin në  ekonomi dhe shoqëri më të drejtë dhe më të gjelbërt.