
Deputeti Agron Çela, i cili ka fituar mandatin nga radhët e Partisë së Lirisë në Shkodër duket se i është bashkuar Partisë Socialiste.
Kryeministri i vendit Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar disa foto nga takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e qarkut të Shkodrës, drejtuesen politike Elisa Spiropali, ministren Edona Bilalli, deputetin Benet Beci dhe Agron Çelën.
“Shkodra na bashkon”, shkruan kryeministri, ndërsa duket se ka “zyrtarizuar” Çelën si pjesë e partisë që ai drejton.
“Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, vijon Rama postimin.
Por nga ana e deputetit ende nuk kemi një reagim zyrtar për këtë kalim.