Çdo vit në Angli përdoren 1.1 miliardë pjata të disponueshme dhe më shumë se katër miliardë copë takëme plastike, raporton BBC.
Dhe pikërisht për shkak të luftës kundër ndryshimeve klimatike, Britania e Madhe planifikon të ndalojë përdorimin e takëmeve plastike.
Ky vendim është marrë pas konsultimit për këtë temë, të iniciuar nga Departamenti për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale (Defra), i cili u zhvillua nga nëntori 2021 deri në shkurt 2022, raporton Anadolu Agency.
Nuk është e qartë se kur do të hyjë në fuqi ndalimi, dhe më parë risi dhe ndalime të tilla janë futur nga Skocia dhe Uellsi. Sekretarja e Mjedisit Teresa Coffey tha se masa do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.
Mbetjet plastike shpesh nuk dekompozohen dhe mund të qëndrojnë në deponi për vite me rradhë.