“Asnjë zyrtar i shtetit që është i përfshirë në shpërdorim detyre dhe në afera korruptive të mos tolerohet, por të përballet me ligjin”.
Kjo ishte porosia kryesore që i është dhënë drejtuesve të policisë nga kryeministri Rama në darkën e mbrëmshme në vilën 30.
Porosia erdhi pas arrestimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë ditët e fundit.
Rama kërkoi angazhim maksimal edhe për situatën parazgjedhore. Ai vuri në dukje se nuk do të tolerohet asnjë efektiv i policisë i përfshirë në subjekte politike.
Sezoni turistik ishte një tjetër çështje e diskutuar, ku u nënvizua rëndësia e qetësisë dhe sigurisë sidomos në zonat bregdetare.
Në fund, Rama kërkoi edhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale e në veçanti të fatit të Ervis Martinajt.