Hese Rodrigez është larguar nga Ankaragucu. Sulmuesi i majtë ishte vetëm 18 vjeç kur debutoi me Real Madrid. Ai fitoi dy tituj në Ligën e Kampionëve (2014, 2016) me skuadrën spanjolle, më pas u bë pjesë e PSZH-së, ndërkohë që karriera e tij mori për poshtë nga ai moment.
Pas disa aventurave aspak të suksesshme te Las Palmas, Stouk, Betisi dhe Sportingu i Lisbonës, Hese u transferua verën e kaluar në elitën e futbollit turk.
Vetëm 716 minuta dhe pesë gola për sulmuesin spanjoll me Ankaragucu mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë. Sot ka ardhur ndërprerja e bashkëpunimit me klubin turk. 29-vjeçari ka dalë lojtar i lirë, tani po studion ofertat që ka marrë dhe së shpejti pritet të zgjedhë ekipin e ri.
“Faleminderit për kontributin dhe suksese në karrierë“, lexohet në komunikatën e klubit turk.